I këputi këmbën  një vajze me makinë, lirohet nga burgu djali ish- kryepolicit Erzen Breçani

I këputi këmbën një vajze me makinë, lirohet nga burgu djali ish- kryepolicit Erzen Breçani

June 28, 2021 0

Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren Xhesina Gega 24 vjeçe rreth tre javë më parë në Tiranë, është liruar nga qelia. Ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. 

“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi një gazetar i kronikës.