I nxorën me video një djalë brun, Jasmina: Boll! Ja e vërteta e lidhjes time…

I nxorën me video një djalë brun, Jasmina: Boll! Ja e vërteta e lidhjes time…

August 15, 2021 0

Ditët e fundit në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën fansat pretendojnë se kanë gjetur kush është i dashuri i Jasminës. Ata kanë publikuar foto të një djali brun, që përmbush të gjitha karakteristikat që Jasmina tregon gjatë intervistës në emision.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale.

Menjëherë pas kësaj interviste, ndjekësit e saj ju hynë kërkimeve për të gjetur kush është djali që i ka fituar zemrën. Jasmina u shpreh se disa gjëra dëshiron t’i mbajë private vetëm për vete, edhe pse tashmë është një person publik. Sipas ish-konkurrentes, djali në video nuk është i dashuri i saj.

“Boll bëtë editime, boll më bëtë bashkë me çdo lloj mashkulli që kam në Instagram. Po sikur t’ju them që nuk jam e lidhur? Po sikur t’ju them që ju kam gënjyer gjithë këto muaj? Unë kam dashur vetë të jem e hapur me ju, vetë i kam ndarë gjërat, ama deri në një pikë që ju të mos më hapni probleme dhe të mos më shqetësoni. Kështu që nëse vazhdoni kështu, po ju them se e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër, nuk jam e lidhur. Si do ja dilni tani?”, shprehet Jasmina.

revista.one/