I paparë, në mëngjes drejtor Kadastre, pasdite te magazina e Kanabisit
April 9, 2021Zbulohet një laborator për kultivimin e kanabisit në Laç, njoftoi policia. Operacioni ishte koduar me emrin “Gjormë 2021”.
Në këtë operacion policia arrestoi në flagrancë të riun Vranicki Hisku 24 vjeç. Djali ishte banues në Katund i Ri, Laç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim Edmond Stojani., 41 vjeç. Ky i fundit është me detyrë Drejtori i Kadastrës në Kurbin.
Magazina gjendej në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin. Ata kishin përshtatur katin e dytë objektit të marrë me qira. Të dyshuarit kishin vënë aparatura që shërbejnë për kultivimin e Kanabisit.
Gjatë operacionit u kapën 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në vazo.
Sipas policisë, u konstatua një lidhje e paligjshme energjisë elektrike. Antidroga sekuestroi disa pajisje të kultivimit të kanabisit. “Laboratori kishte llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët”, njoftoi Policia.
Në banesën e shtetasit V. H. u gjet edhe një pushkë me dylbi.
/revista.one/