I publikuan videon e tradhtisë, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

I publikuan videon e tradhtisë, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

May 27, 2022 0

Një vajzë nga Librazhdi është dhunuar rëndë nga vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, pasi zbuluan tradhtinë e saj bashkëshortore.

Mësohet se vajza e re aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë psikologjike, por dhe dëmtimeve fizike, ndërsa policia e ka marrë në mbrojtje.

Ndërkohë vjehrri dhe vjehrra e saj janë çuar në ndjekje penale, pasi shihen duke dhunuar nusen, në videon e filmuar prej familjarëve të tyre dhe të bërë publike në rrjetet sociale.

Vajza ishte martuar me një djalë që jeton në Londër, ndërsa vetë jetonte me vjehrrën e vjehrrin. Por, në fshatin ku jetonte, nusja e shtëpisë kishte njohur një tjetër djalë me të cilin kishte nisur edhe një aferë jashtëmartesore.