I riu humb këmbët pas përplasjes nga makina, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

I riu humb këmbët pas përplasjes nga makina, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

October 19, 2021 0

Identifikohet personi që mbeti i plagosur sot në Qafë-Gjashtë në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40.

I plagosur ka mbetur një 29-vjeçar Albjon Kreci, i cili thuhet ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtëm. Ky fakt u konfirmua edhe nga burime nga spitali i Sarandës.

I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar. 

Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. revista.one/