I riu nga Tirana shantazhon vajzën nga Brazili me videot intime/ I merr pasaportën dhe i kërkon para

I riu nga Tirana shantazhon vajzën nga Brazili me videot intime/ I merr pasaportën dhe i kërkon para

May 18, 2022 0

Eraldo Dervishi nga Tirana akuzohet se ka shantazhuar një vajzë nga Brazili.

Gjithçka nisi në rrjete sociale, aty ku gjatë kontakteve me njëri tjetrin, e reja nga Brazili i dërgonte shqiptarit video intime.

Më pas, 29-vjeçari, i cili i ishte prezantuar brazilianes me emër tjetër, e fton atë për një vizitë në Shqipëri.

Pasi ajo mbërrin në Tiranë, dy të rinjtë janë takuar dhe Eraldo Dervishi i ka marrë asaj pasaportën, të cilën e ka përdorur për ta shantazhuar.

Madje ai e ka shantazhuar se do t’i publikonte videot intime nëse nuk i jepte një shumë parash.

Vajza ka shkuar në polici ka bërë kallëzim duke dorëzuar numrin e celularit të djalit të cilin e njohu në rrjetet sociale.

Shërbimet e Policisë pas hetimeve të kryera e kanë identifikuar kush është dhe e kanë arrestuar

Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. revista.one/