I vrau makina djalin 6 vjeç, nëna nga Shëngjini publikon foton dhe fjalët: O Zot, me vdis dhe mua!
August 19, 2021Fjalë që të rrëqethin vijnë nga nëna e 6-vjeçarit, i cili ditën e djeshme humbi jetën pasi u përplas nga një furgon.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa poston foton e të birit, nëna Besa Nuzi ndanë disa fjalë të ndjera.
“O Shpirt o zemer o jeta mamit ti 😭😭😭😭 ma vrave shpirtin o zemer 😭😭😭😭 pse ike ngele vetem o shpirt 😭😭😭😭 pse nuk vdiqem te gjith me ty pse 😭😭😭😭😭 o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot” shkruan ajo në postimin e saj e shkatërruar nga dhimbja.
Kujtojmë që furgoni përplasi dje fëmijën në Shëngjin teksa ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve të marra 6-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Policia njoftoi se është arrestuar shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragik.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh.P, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” njoftoi policia.
revista.one/