Ia la kupën produksionit, Elsa Lila ka diçka për të thënë pas Festivalit
December 24, 2022Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Ishte bukur të isha me ju këto ditë. Vështirë se do t’u harroj. Ju përqafoj”, shkruan artistja e njohur.
Ajo fitoi çmimin e parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu edhe çmimin e parë.
Por pavarësisht kësaj, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga Albina dhe familja e saj Kelmendi, e cila u përzgjodh nga publiku për këngën “Duje”.
Nga zhgënjimi, Elsa Lila, sipas burimeve nga brenda festivalit, ia la kupën produksionit dhe nuk e mori me vete. Megjithëse e falenderoi jurinë për vlerësimin.
“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuat dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenë.
revista.one/