Ia mbylli Ermalit por ia hapi Donaldit/ Telefonata live me Ilir Shaqirin: Ma fshi numrin

Ia mbylli Ermalit por ia hapi Donaldit/ Telefonata live me Ilir Shaqirin: Ma fshi numrin

April 15, 2023 0

Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, me Romeo dhe Donald Veshaj vendosën të marrin në telefon live, Ilir Shaqirin, të cilin Ermali, si mik i tij, e ka mbështetur gjatë qëndrimit në Big Brother Vip vitin e kaluar, ku u shpall edhe fitues.

Fillimisht Ermali u shpreh se ka një marrëdhënie të mirë me balerinin, por kur e mori në telefon ai nuk u përgjigj ndërsa pak sekonda më vonë teksa e mori Donaldi, Iliri u përgjigj menjëherë.

Donaldi: Kurioz jam do ta marrësh njëherë në telefon Ilirin këtu live?

Ermali: Po çfarë t’i them?

Donaldi: Merre njëherë thuaji jam këtu tek këta, të shohim çfarë do të thotë.

Ermali e merr në telefon.

Ermali: Se hap… ka ditëlindjen.

Romeo: Sot? dhe s’ta hapi për ditëlindje, ti e more për ta uruar.

Ermali: Unë për ta uruar e mora…

Ndërkohë Ermali e mbyll dhe Donaldi e telefonon dhe Iliri përgjigjet menjëherë

“Ça qelbësire. Ma fshi numrin dhe mos më merr më në telefon”, tha Ermali duke qeshur.

Teksa e pyeti se pse nuk ia hapi telefonin, Iliri tha: “Ma ka lënë ‘thatë te “HOT-i”, seriali i Ermalit, ku mesa duket Ilirit i është propozuar për të qenë aktor.