Ikën nga Për’puthen Çiljeta, vjen Filloreta nga Zvicra, të dyja pëlqejnë njërin konkurrent

Ikën nga Për’puthen Çiljeta, vjen Filloreta nga Zvicra, të dyja pëlqejnë njërin konkurrent

March 27, 2022 0

Konkurentja e “Përputhen, Çiljeta, ka vendosur që të lërë këtë mbrëmje programin “Përputhen”.

Arsyeja e largimit të saj është se do t’i përkushtohet vajzës.

“Unë kam vendosur ta lë programin. Dua që kohën t’ia përkushtoj gocës. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe nuk do e harroj kurrë. Falenderoj Olsën Borën dhe më të rëndësishëm Arjanin. Ju dua fort dhe nuk do ju harroj kurrë”, tha Çiljeta.

Rrugëtimi i saj në “Përputhen” zgjati shumë pak, ajo ishte njohur me Mevlanin nga jashtë dhe pritej të vijonin takimet, por nuk ndodhi kështu.

Ndërkohë, Filloreta është konkurentja më e re që i bashkohet “Përputhen”.

Mirëpo, ndryshe nga çdo vajzë tjetër që vjen pa ide të qarta, Filloreta ka ardhur nga Zvicra vetëm për Mevlanin.

Unë kam ardhur për Mevlanin. Më pëlqen sinqeriteti i tij, mënyra sesi sillet, ka sjellje të mira. Që i këndon vajzave nuk më pëlqen, por ka vlera të tjera”, tha Filloreta.

Mevlani tha se nuk e prite që të ishte i preferuari i Filloretës, teksa u shpreh i hapur për ta njohur më tej.