Ilda dhe Petro përjashtohen nga Për’puthen, u zbulua mashtrimi (VIDEO)

Ilda dhe Petro përjashtohen nga Për’puthen, u zbulua mashtrimi (VIDEO)

January 30, 2023 0

 Dy konkurrentët e Për’puthen Ilda dhe Petro janë përjashtuar nga program. Vendimi drastik për ta erdhi pasi ata zbuluan se kishin rënë dakord të ishin pjesë e një loje, duke shkelur rregullat e programit.

Gjatë një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin, ata kanë nxjerrë veten zbuluar duke pranuar se nuk kishin pasur ndjenja dhe se ishin shtirur sikur kishin pëlqim.

Zanafilla e këtij debati mes të dyve nisi kur Petro vendosi të deklarohej për Ildën, kurse kjo e fundit e refuzoi me arsyen se ai i kishte premtuar Irisit vajzës tjetër që ka dalë shpesh më Petron, që të deklaroheshin bashkë.

Ndërkohë që Petro shprehej se i kishte kërkuar Ildës të dilnin sa më shpejt që aty, pasi nuk po qëndronte dot më gjatë, Ilda nga ana tjetër tha se ai kishte luajtur me të dhe se ajo nuk ishte bërë pjesë e planit, por në këtë situatë të paqartë, u mor vendimi që edhe Ilda të largohej.