Ish-banorja e Big Brother vjen në krah të Arjan Konomit, njihuni me opinionisten e re të “Për’puthen”

Ish-banorja e Big Brother vjen në krah të Arjan Konomit, njihuni me opinionisten e re të “Për’puthen”

September 7, 2022 0

Të hënën e ardhshme do të rikthehet në ekran emisioni “Për’puthen”, që si shumë projekte të tjera këtë vit do të vijë me ndryshime.

Moderatorja Bora Zemani s’do të jetë më pjesë e këtij emisioni, siç pat lajmëruar edhe më herët. Ajo do të prezantojë “Dancing With the Stars” (flitet se në moderim do të jetë edhe Donaldi).

“Për’puthen” i është besuar Ori Nebiajt. Opinionisti Arjan Konomi do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij formati ndërsa krah tij do të vijë një tjetër personazh jo pak i njohur, për të dhënë opinionet e komentet e saj.

Kryefjala.com bën me dije se në rolin e opinionistes këtë vit do të jetë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Neda Balluku.

Neda është larguar prej kohësh nga ekrani dhe i është përkushtuar familjes së saj, së bashku me partnerin, Ogrenin të cilin e njohu po në reality-show.

Historia e tyre ishte ndër më të diskutuarat dy vite më parë në lojën e “Big Brother 4”, edhe për faktin se kundër tyre u vunë gjithë banorët e tjerë. Përveç përputhjes, i ndihmoi të lidheshin më shumë me njëri-tjetrin kundërvënia e konkurrentëve, të cilët e shprehën hapur antipatinë dhe skepticizmin për një dashuri të sinqertë mes tyre. Por Neda Karafili dhe Ogren Balluku vërtetuan të kundërtën pas daljes nga shtëpia, duke u afruar edhe më shumë, në një lidhje intensive në çdo moment së bashku. U duk se aq shumë qëndruan pranë njëri-tjetrit, sa u bënë shumë shpejt si burrë e grua në publik, 

Neda dhe Ogreni janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai.

Ish-banorja është diplomuar për Filozofi dhe ka publikuar librin e saj të parë “Archea”.

revista.one/