“TRocks” më 10 shtator në Tiranë, koncerti më i madh rock bën bashkë këngëtarët e njohur

“TRocks” më 10 shtator në Tiranë, koncerti më i madh rock bën bashkë këngëtarët e njohur

September 7, 2022 0

T-Roks është një manifestim i madh i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë. Më 10 Shtator tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, do të keni mundësinë të ndiqni artistë si Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Brios Band, Edea Demaliaj & Band, Grupi Burn, Offchestra dhe Niki & Band.

Tirana është kthyer në një qendër të njohur për evente të mëdha. Koncerti organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Të gjithë dashamirësit e kësaj rryme muzikore do të kenë mundësi që të ndjekin një mbrëmje të dedikuar me këngëtarët dhe grupet e njohura shqiptare.

revista.one/