“Ish-gruaja më kapi duke…” Doktori i “Fiks Fare” rrëfen historinë e divorcit
November 26, 2022Gentjan Pjetri, “Doktori i Fiks-it” ka dhënë një tjetër intervistë për “Glamour Zone”, ku përpos problemeve që e shoqëruan largimin e tij nga ekrani ka folur edhe për çështje personale deri tek kthimi në ekran.
Gentjani u ndal si fillim tek ndarja e tij nga ish-gruaja, duke e cilësuar si një divorc jo të lehtë.
“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.”
I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj:
“Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.
Në intervistën e tij të parë Genti rrëfeu luftën e vështirë që kishte kaluar me alkoolin. Edhe në këtë dalje, Pjetri e preku këtë periudhë të errët të jetës së tij.
“Ka probleme në punë. Trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra. U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetës. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli. Nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë për mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”.
Gentjan Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit” u rikthye sërish në ekran si bashkëprezantues në një emision mëngjesi, pas vitesh mungesë.
I pyetur si e përjetoi këtë rikthim, Doktori nuk e fshehu emocionin, madje u përlot.
“Më kishte marrë malli shumë. Po ta zgjas prekem. E kam adhuruar dhe e dua.”
revista.one