Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, dyshohet për vrasjen e gruas në martesën e parë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, dyshohet për vrasjen e gruas në martesën e parë

May 2, 2021 0

Ish-konkurrenti i programit “Perputhen +40” Naumi, dyshohet per zhdukjen e bashkeshortes ne Gjermani, zbulon portali Kryefjala.com.

Së fundmi Naumi ka tërhequr vëmendjen pas sherrit me konkurrenten Lindita, të cilën e ofendoi me fjalë banale.

Me vendim të produksionit, ai u përjashtua nga programi, pasi që asnjëra nga konkurrentet nuk ka dëshiruar të dalë më me të.

Ish-bashkëshortja e tij është zhdukur prej dy vitesh në Gjermani. Pransaj, njerëzit pranë tij dyshojnë se është vrarë nga Naumi. Ata nisen nga konfliktet e ndarjes që kanë pasur.

Gjatë asaj kohe, sipas burimeve të të njëjtës media, Naumi ishte shprehur se nuk e di ku është ish-bashkëshortja pasi ajo thjesht u largua nga shtëpia.

“Ish-konkurrenti i “Për’puthen 40+” ka qenë personi i fundit që ka folur dhe ka takuar ish-bashkëshorten. Kjo është arsyeja që dyshohet për vrasje, ndonëse nuk ka ende prova për një akuzë kundër tij”, shkruan Kryefjala.