Ish-partnerja e akuzon se nuk i paguan të birit pensionin ushqimor, reagon Meritoni

Ish-partnerja e akuzon se nuk i paguan të birit pensionin ushqimor, reagon Meritoni

April 7, 2021 0

Moderatori Meriton Mjekiqi qenka shembull i prindit të keq!

Ish- partnerja e Meritonit, Egesta i është drejtuar me akuza të rënda.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin. Njëkohësisht ai është babai i djalit tonë, mund ta quaj baba “biologjik”. E përdor këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live.

Ndërkaq, Loarin djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale për t’ia ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë.

Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë. Jo të ndjekë hapat e babait të vet, të jetë i degjeneruar e i shfrenuar.

Ai mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit.

Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë. Kështu kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo

Ajo ka thënë se djali i tyre nuk merr pensionin ushqimor nga Meritoni.

“Meritoni, deri më tani, asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij, për asnjë ditëlindje të paktën…Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore”, shkruan ndër të tjera ish-bashkëshortja.

Një ditë më parë Meritoni u shpreh:

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tem. Djali jem është gjaku jem dhe për kurgjo në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër sepse unë jam baba i djalit” /revista.one/