Rina Balaj dhe Sin Boy zgjedhin Vlorën për t’i ikur karantinës

Rina Balaj dhe Sin Boy zgjedhin Vlorën për t’i ikur karantinës

April 7, 2021 0

Shumë artistë u larguan nga Kosova me pushime para se t’i kapte vendosja e ndalimit policor. Një pjesë shkuan në Dubai, por ka dhe nga ata që zgjodhën Shqipërinë.

Çifti i dy reperëve të njohur Sin Boy dhe Rina Balaj janë duke shijuar së bashku disa ditë të mira pushimi. Ata kanë zgjedhur bregdetin shqiptar.

Dyshja, të cilët janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, kanë ndarë me ta disa prej momenteve të këndshme që po i shijojnë së bashku.

Rina ka publikuar disa fotografi. Fillimisht ka shfaqur një gjethe në formë zemre pranë shtratit ku pushonte i dashuri i saj. Më pas të njëjtën e ka fotografuar edhe në ambientet e jashtme.

Çifti aktualisht ndodhet në Vlorë. Ata kanë qenë shpesh të diskutuar në media për paraqitjet e tyre dhe projektet e përbashkëta.

Rina ndërkohë është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit. “Bad Rosita” është pritur mirë nga fansat. /revista.one/