Ish-polici qëlloi gruan pas shpine, kamerat e bizneseve filmuan momentin
May 7, 2021Vrapon 30 metra rrugë me vrap me armën në dorë dhe qëllon me breshëri pas shpine bashkëshorten e tij në një distancë të afërt, njoftoi Oranews.
Kamerat e sigurisë të bizneseve përreth filmuan gjithë skenën e rëndë të krimit që ndodhi disa metra larg Gjykatës së Elbasanit mesditën e 6 majit 2021
Pamjet filmike por dhe dëshmitë e qytetarëve të shumtë që janë gjendur aty rastësisht do të ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë.
Në Gjykatën e Elbasanit sot ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj 58 vjeçarit, Koço Buzo i akuzuar për “Dhunë në familje”
Ish efektivi i policisë nuk është paraqitur dhe gjyqtarja ka vendosur të shtyjë seancën.
Rreth orës 11: 24 minuta viktima, 54 vjeçarja Liljana Buzo është larguar nga Gjykata së bashku me avokatin e saj Gëzim Toçila.
Ata kanë hyrë në një rrugicë në të djathtë të godinës së gjykatës.
Nga pamjet filmike duket që autori i ndjek nga pas.
Ne një sekuencë nga këto pamje, eshte momenti kur Liljana Buzo bie e vdekur pas plumbave të marrë nga bashkeshorti.
Vrapon 30 metra rrugë me vrap me armën në dorë dhe qëllon me breshëri pas shpine bashkëshorten e tij në një distancë të afërt.
Avokati së bashku me një kalimtar arrijnë ta ndalojnë e shtrinjë në tokë për ta neutralizuar deri në momentin kur u ka ardhur në ndihmë policia dhe ka kryer arrestimin e tij.
Në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar arma e krimit por dhe një thikë,ndërkohë mësohet se e gjithë skena është parë nga njëri prej djemve të çiftit.