Ua drejtoi kallashnikovin policëve, kishte plumb në fole (video)

Ua drejtoi kallashnikovin policëve, kishte plumb në fole (video)

May 7, 2021 0

Kur Seit Alikollari u arrestuar nga Policia e Këlcyrës ua ka drejtuar kallashnikovin efektiveve. Farmiresisht, fale shpejtesise se policise, ngjarja kaloi pa viktima.

Mbreme, në mes të qytetit Alikollarika qëlluar në ajër me automatik. Menjëherë kalimtarët kanë njoftuar efektivët e Komisariatit të zonës. Keta kanë bërë neutralizimin e tij dhe shoqërimin.

Pak minuta më parë Policia ka nxjerr videon e neutralizimit të 55 vjeçarit, dhe bën me dije se i ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me dy karikatorë me fishekë luftarakë.

Sipas Policisë, Seit Alikollari, ka qëlluar me armë në ajër pas një sherri banal me një person tjetër, dhe ishte i dehur. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 55 vjeçari iu ka drejtuar punonjësve të Policisë. Kallashnikovi kishte fishekë në fole gati për qitje.

revista.one/