(VIDEO) Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda çohet me policë në gjykatë

(VIDEO) Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda çohet me policë në gjykatë

July 15, 2021 0

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua dy ditë më parë së bashku me Majlinda Hasanin dhe Florida Beun nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për verifikimin e masës së sigurisë.

Voda mbërriti në gjykatë e shoqëruar me makina policie. Ajo mbrohet nga avokati Matash Ibraj.

Në gjykatë pas saj mbërriti edhe avokatja, Majlinda Hasani, ndërsa Florinda Beu ndodhet e shtruar në spital.

Për të treja gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” në mungesë. revista.one/