“Iu vu pika muhabetit”, ndahen Melisa dhe Andi, çifti i Për’puthen

“Iu vu pika muhabetit”, ndahen Melisa dhe Andi, çifti i Për’puthen

July 9, 2021 0

Andi dhe Melisa janë ndarë,të paktën virtualisht.

Ditën e sotme Melisa ka ndarë në Instagram një shprehje, që ka bërë të gjithë të dyshojnë se ajo dhe Andi nuk janë më bashkë.

“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, thuhet në shprehjen që shpërndau Melisa.

Në një tjetër postim, ajo ju kërkon të gjithëve që të mos e pyesin për asgjë, sepse i është vënë pika muhabetit.

“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkruan Melisa.

Ndërkohë Melisa ka fshirë një pjesë të postimeve, që ka pasur me Andin. Ndërsa ky i fundit vazhdon të ketë të gjitha postimet me Melisën. Por me një kërkim të shpejtë vihet re se as Andi e as Melisa nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.