Ja çfarë shkatërrimesh la pas tërmeti i fuqishëm në Greqi (foto, video)

Ja çfarë shkatërrimesh la pas tërmeti i fuqishëm në Greqi (foto, video)

March 3, 2021 0

Tërmeti i fuqishëm që ra në Greqi, përveç tmerrit që ka shkaktuar te qytetarët, ka lënë pas dhe shumë dëme materiale.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat greke, janë shembur shtëpi dhe ndërtesa të tjera, madje dhe shumë makina që kanë qenë pranë këtyre ndërtesave.

Tërmeti i cili u ndie në Atikë dhe në disa zona të tjera të vendit (ka raportime nga Karditsa, Trikala, Volos, Kalampaka, Kozani dhe Selaniku) ndodhi pak pas orës 12:00.

Sipas të dhënave të rishikuara nga Instituti Gjeodinamik , tërmeti kishte një madhësi prej 6 shkalla Rihter, ndodhi 16 km në jug të Elasonës dhe kishte një thellësi prej 7.8 km.

Më pas banorët janë të shqetësuar nga aktivitet post-sizmik i regjistruar në rajonin e Thesalisë. Është karakteristike që brenda rreth një ore pas tërmetit kryesor të vazhdojnë lëkundjet, sqaroi Instituti Gjeodinamik i Greqisë.

Tashmë janë regjistruar tetë pas-tronditje mbi 4 Rihter, me më të fortin prej tyre, në 13:45, duke qenë në 5.1 Rihter në 20 km në veriperëndim të Larisës me një thellësi prej 10 km, ndërsa më herët, në 12:34, termeti me intensitet të dridhjeve 4.9 Rihter ndodhi në 15 km në veriperëndim të Larisës dhe me një thellësi prej 8 km. Siç tha profesori Efthymis Lekkas, ky aktivitet është çlirimi i energjisë, që tregon se tërmeti ka përfunduar. /revista.one/