Ja cilët janë katër anëtarët e jurisë së “DWTS”

Ja cilët janë katër anëtarët e jurisë së “DWTS”

September 18, 2023 0

Ditën e sotme burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se edhe Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”. Me Oltën plotësohet kështu katërshja e anëtarëve, ku tre të tjerët janë edhe Ilir Shaqiri kryetar i jurisë, Valbona Selimllari dhe balerina Lori Bala.

Sakaq kujtojmë që Bora Zemani do të vijë edhe këtë edicion në rolin e moderatores.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që aktorja do ketë një rol të tillë pasi ajo ka qenë pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ndërsa nga ana tjetër Olta ka qenë një ndër konkurentet e edicionit të parë të “Dancing with the Stars”.

revista.one/