Ja kë parashikon Ilir Shaqiri në finalen e Big Brother VIP 3 

Ja kë parashikon Ilir Shaqiri në finalen e Big Brother VIP 3 

April 13, 2024 0

Ilir Shaqiri, fituesi i Big Brother VIP1, nuk ka shpëtuar pa komentuar këtë edicion të Big Brother.

I ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, Ilir Shaqiri u shpreh i bindur se Romeo dhe Juli do të jenë në finale, ndërsa bëri edhe një krahasim mes dy binjakëve në lojë.

“Juli dhe Romeo janë finalist pa diskutim. Presim çfarë do ndodhë. Juli ka një lloj ftohtësie dhe arsyetimi që mendoj se ngjason pak me atë timin. Kurse Romeo filloj si Skoda, por po kthehet në Lamborgini. Ka marrë hov së fundmi, ka rritur figurën e tij, mënyrën e të folurit, të arsyetuarit, sepse nuk e filloj kështu. Kurse ai tjetri, Donaldi duke u kthyer mbrapsht në atë që është kujtesa ime për debatet dhe ndjesitë, e shikoj shumë të kompletuar, shumë me lart sesa Romeo.”-tha Iliri.

revista.one/