Ja kush i qëlloi dy të rinjtë, kërkohet nga Europoli, me dosje në tre shtete, ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës
July 24, 2021Në bazë të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të të plagosurve është identifikuar autorin e plagosjes së dy të rinjve, Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç.
Ky është Aldo Lamandi Gjini 31 vjeç, i cili aktualisht ka ngritur në këmbë gjithë policinë e Tiranës. Ai është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol.
Aldo Gjini është arrestuar në 2016 nga policia italiane si pjesë e një bande shpërndarësish të drogës në qytetin e Askolit. Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij Andis Gjini. Një miku i tyre Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak. Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.
Gjithashtu Gjini dyshohet se në Remich të Luksemburgut më 24 nëntor të 2020 ka kryer një vrasje në tentativë. Lamandi qëlloi me pistoletë një person dhe më pas ishte arratisur në Belgjikë. Këtu përdorte një automjet tip Mercedes G AMG. Më 11 Shkurt 2021 u lëshua urdhër-arresti ndërkombëtar për të dhe prej atëhere ai ka qenë në kërkim.
Ngjarja:Altin Gjoka mori plumb në shpatull ndërsa Jetmir kMarashi afër gjoksit, por fatmirësisht janë jashtë qrrezikut për jetën. Të plagosurit janë shokë me njeri-tjetrin dhe banorë të zonës. revista.one/