“Jam e lënduar nga Gjesti”, Xheneta: Si mundi 10 ditë më pas…

“Jam e lënduar nga Gjesti”, Xheneta: Si mundi 10 ditë më pas…

February 4, 2025 0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për Gjestin.

Në emisionin “Kosova today”, ish-banorja u shpreh e prerë se me ish të dashurin e saj, nuk do të ketë asnjë përballje në Big Brother VIP Albania.

Për disa ditë me radhe në portale ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të futet brenda BBVAL për një takim me Gjestin, por ish-banorja e ka mohuar këtë gjë, madje tha se artisti është njeriu i fundit që ajo do ketë kontakt me të.

“Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu. Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur une. Qekjo më bën të lëndume, edhe kur vendosa mos mi dhan shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin mem dhan siguri brenda meje.

I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu, tha Xheneta për Gjestin.

“Rrugëtimi im në fillim ka qenë gjithçka e qëllimshme, e planifikueshme. Unë kur e pashë tipin e Gjestit, Gjesti mua më ka qetësuar, të gjithë stresin më ka hequr. Jam ndjerë shumë mirë me të. Më pas filluan të më bezdisnin sjelljet e tij. Unë kam luftuar aty më shumë me ndjenjat e mia, nuk kam dashur të dukem si e dashura e dikujt”, u shpreh ajo.

“Gjesti ka vendos me jetu jetën e vet, ka vendos me kriju lidhje tjetër. I uroj sukses dhe lumturinë e botës. Por ai person me mua nuk do të ketë asnjë lloj kontakti vetëm për arsyen se jam akuzuar për ndjenjat e tij”.

“Jo nuk do të kem përballje. Nuk ka të bëjë me mua. Është njeri i fundit që mund të ketë komunikim me mua. Nuk i besoj aspak atij njeriu. Nuk do të jem pjesë e Big Brother, futem një herë në Big Brother rrugëtimin tim e kam përfunduar”, tha ajo.

revista.one/