“Jam gruaja e Ardianit”, Alketa Vejsiu flet hapur për marrëdhënien me bashkëshortin
October 2, 2026Alketa Vejsiu, në “Live me Luizin” ka folur hapur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, për të cilën është “hermetike” thuajse gjithnjë, ndërsa kurrë nuk ka zgjedhur që ta ekspozojë atë në rrjetet e saj sociale.
Luiz Ejlli “e ka ngacmuar” duke e pyetur sesi prezantohet ajo te njerëzit që nuk e njohin.
Luizi: Nëse shkon diku dhe nuk të njohin, si e prezanton veten?
Alketa: Po ti si e prezanton veten?
Luizi: Burri i Kiarës
Alketa: Ashtu i thua? Dhe unë do ta marr këtë model, e bëj vazhdimisht, nuk e kam qëllim në vetvete. Por do them jam gruaja e Ardianit, një burrë i jashtëzakonshëm që gjithë jetën më trajtoi si një grua të përvetshme, mamaja e Lionelit dhe Nikollës, dhe Alketa, një vajzë e mirë, që bën dhe televizion herë pas here”, (qesh).
E pyetur nëse është xheloze për bashkëshorten, ajo tha: “Nuk jam, se nuk më jep shkak ai”.
Por përse nuk e poston asnjëherë në rrjetet sociale?
“Respektoj dëshirën dhe lirinë e tij, sepse nuk është njeri që i përket botës së showbizit. Kështu ka qenë që në fillim dhe unë respektoj limitet e partnerit, siç ai më ka dhënë liri të jetoj unë plotësisht pasionin tim.”
“Unë jam njohur me të pa bërë ende 20 vjeç, ai ishte 33 vjeç, një djalë i ri, i pjekur, i cili e pa që unë kisha rrugë për të bërë dhe nuk donte kurrsesi që planet tona familjare të ndërprisnin rrugën time për të bërë gjënë që mua më bën të lumtur. Ne kemi një marrëdhënie të stabilizuar prej vitesh që nuk ka nevojë për teste të kësaj natyre”.
Luizi: Çfarë të mbush mendjen që nuk të tradhton?
“Nuk e kam fare këtë shqetësim. Nuk ka të bëjë me sigurinë në vetvete, ka të bëjë me një pakt të heshtur që bëjnë dy njerëz kur vendosin për të çuar disa projekte të mëdha bashkë, dhe projekti më i madh janë fëmijët, është familja, pastaj janë dhe ca projekte të mëdha të bukura që kanë lidhje me ëndrrat tona të përbashkëta. Kështu që kam kohë unë, Luiz, të mendoj për këto gjëra kur unë e kam çdo ditë para syve pikturën e jetës time. Dhe e dyta, unë nuk merrem me askënd që është jashtë orbitës ku rrotullohemi ne të katërt, dhe jo për egoizëm dhe cinizëm, por mendoj se i përmbush të gjitha kriteret për të qenë një grua që mund të qëndrojë gjatë në kohë si një këngë që nuk del kurrë nga moda”, tha ajo.
revista.one/


