“Jam i çmendur pas saj”, prezantuesi britanik Jeremy Clarkson tregon se e adhuron këngëtaren Dua Lipa

“Jam i çmendur pas saj”, prezantuesi britanik Jeremy Clarkson tregon se e adhuron këngëtaren Dua Lipa

September 18, 2022 0

Jeremy Clarkson, 62 vjeçar, ka pranuar se është një fans i madh i yllit të muzikës pop, Dua Lipa, 26 vjeçare.

Kjo erdhi pasi këngëtarja e “Don’t Start Now” ishte temë në kuizin “Who Wants To Be a Millionaire”.

Gjatë këtij episodi, konkurrentja Maria King u ngjit në karrige për të provuar fatin e saj për një shumë të madhe parash.

Dhe pyetja e parë që u bë nga Jeremy ishte, ‘Me kë e ka në bashkëpunim Dua Lipa mega-hitin Cold Heart?.

Ndërsa po përgjigjej, konkurrentja zgjodhi ndihmën e publikut dhe i kërkoi ndihmën audiencës për përgjigjen, për të cilën 95 për qind e tyre votuan për përgjigjen me Elton John.

Jeremy, nga ana tjetër, tha gjithashtu se e dinte përgjigjen e pyetjes.

Ai tha: “E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës”.

Dua nga ana tjetër po vazhdon me koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Këtë kohë ka qenë duke performuar në Argjentinë, në Buneos Aires, ku kishte mbajtur një koncert fillimisht në vitin 2017.

Ylli nga Kosova u shpreh e lumtur pasi pesë vjet më parë ishin vetëm 1500 njerëz kurse në këtë event të sivjetshëm për dy netë mblodhi mbi 100 mijë njerëz.

revista.one/