“Jam single”, Donaldi shprehet për marrëdhënien me Borën: Mjaft durova! Do shikoj për veten time

“Jam single”, Donaldi shprehet për marrëdhënien me Borën: Mjaft durova! Do shikoj për veten time

November 24, 2021 0

Donaldi dhe Semi patën një debat në ‘Big Brother VIP’ sepse Donaldi tha se është single, pa Borën. Mbrëmë kjo çështje u diskutua gjatë spektaklit:

Semi: E di historinë e tyre me njëri-tjetrin. E di se sa duhen. Nuk kam dashur që të ndahen, jam mërzitur shumë. E di sa është mërzitur Bora dhe sa është mërzitur Donaldi e pse mos të tentojnë të dy. E kuptova që Donaldi u mërzit, i kërkova falje dhe nuk do ndëhyj te kjo gjëja.

Balina e banorë të tjerë dyshojnë se Semi bën lojë.

Donald: Jam i sigurt që Semi nuk bën lojë. Ajo është shumë e sinqertë dhe unë e dua shumë. Nuk dua të përmendet më kjo gjëja se është pjesa ime private. E dija që me Semin do kishte situata të sikletshme. Ka ardhur koha të shoh veten time dhe të bëj për veten time. Pjesa tjetër që më bën të ndihem keq është se a Semi më ka xhan vërtetë apo vetëm se kam qenë i lidhur me shoqen e saj.

Semi: Ti e di shumë mirë që s’është e vërtetë kjo.

Donald: Vjen një moment si jashtë si brenda që unë duroj duroj duroj pastaj them stop. Ka ardhur koha të mendoj për veten time. Kaq kam.

revista.one/