“Jam single”, Megi e djeg me tallava, pa futbollistin Endri Çekiçi
November 24, 2022Të gjithë ishin kurioz të dinin, nëse Endri Çekici ka marrë ndonjë urim të veçantë për ditëlindjen nga aktorja Megi Pojani.
Ai ka publikuar në Instagramin e tij të gjitha urimet e bëra nga miqtë e ngushtë, mirëpo Megi nuk shihet gjëkundi.
Konkurrentja e “DWTS” është parë duke u argëtuar në një lokal me motrat e saj. Ishtë motra e saj, Marsi e cila ndau për ndjekësit një video ku shihet Megi duke kërcyer nën ritimin e muzikës ‘tallava’.
Kujtojmë se Megi ishte e ftuar së fundmi në “Wake Up”, ku u pyet për jetën në çift, ku bëri rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë.
Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit. “Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi. “Je single dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo. E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars”.
revista.one/