“Janë fasada”! Nga miqësitë e shtirura në BBV deri tek ndarja Beatrix-Donald, rrëfehet Antonela
June 15, 2022Antonela Berisha ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel.
Ajo ka folur rreth miqësive brenda BBV si dhe për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Antonela tha se shumë VIP-a ishin fasada, ku jepnin vetëm më të mirën e tyre.
“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.
Nga ana tjetër, ajo u ndal edhe te miqësitë.
Ish-banorja e BBV tha se me Monikën është takuar shpesh si dhe është habitur për prishjen e miqësisë së Beniadës me Einxhel.
Jo vetëm kaq por ajo tha dhe dy fjalë për ndarjen Beatrix-Donald.
“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, shtoi së fundmi ajo.