Jasmina dhe Andi bëjnë negociator vëllain e madh në Amerikë për t’u pajtuar! Ja seanca e parë online
May 14, 2021A do te pajtohen Andi dhe Jasmina? Xhelozia eshte motra e dashurise dhe shenjat tregojne se te dy palet po terhiqen.
“Përpara se të më gjykosh mua, sigurohu të jesh vetë perfekte”- shkroi Andi. Por më vonë u pendua për këtë postim dhe e fshiu. Ky eshte nje afrim i Andit, po te kemi parasysh se dite me pare, ai e hoqi Jasminen nga ndjekesit.
Nga ana tjeter, ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina Kadriu, e ftuar në “Glamour Zone”, ka kerkuar indirekt nddihmen e nje familjari te Andit. Pasi ka folur per Andin. ku u shpreh e zhgënjyer, Jasmina ka kerkuar ne nje fare menyre perfshirjen e vellait te tij.
Ajo ka treguar se i kishte bërë një surprizë tepër speciale Andit, duke i sjellë vëllain e madh nga Amerika, por ai s’e kishte përmendur kurrë gjestin e saj.
“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika. Ia kam bërë unë surprizën dhe ai s’e përmendi në asnjëlloj vendi.”- tregoi ish-konkurrentja ndër të tjera në emisionin që do të transmetohet sonte në “RTV Ora”.
Nderkaq, Andi ka realizuar një video live ku u shfaq së bashku me vëllain e tij të madh, i cili këto kohë kishte pasur raporte të mira me Jasminën. Ndjekësit nisën të shkruajnë për faktin që vëllai i Andit, Beni, e kishte pasur shoqe Jasminën, ndërsa tashmë nuk e mbështeste më.
Beni i kërkoi Andit të kthente kamerën nga ai për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Por, ishte Andi ai që kundërshtoi vellain duke e këshilluar të mos merrej më me këtë muhabet, por t’ia linte “seen”.
Pas kësaj, vëllai i Andit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Story:
“Korrigjim: Unë veten e kam sjellë nga Amerika edhe surprizën unë ia kam bërë vëllait tim. Por megjithatë, faleminderit që m’ke marrë prej aeroportit.
revista.one/