Rikthehet seriali shqiptar “Lokomotiva’’, ftesë për të zhvendosur serinë e tretë në Itali

Rikthehet seriali shqiptar “Lokomotiva’’, ftesë për të zhvendosur serinë e tretë në Itali

May 14, 2021 0

Rikthehet seriali “Lokomotiva”, një prodhim shqiptar nga producenti Ermal Qori. Seriali do të shfaqet për publikun sot, me 14 maj tek Amfiteatri i liqenit artificial në kryeqytet. Lajmi e dha vete producenti ne nje interviste per emisionin “Rreze Dielli” .

Një serial me komedi, aventurë dhe dramë që xhirohet në peizazhin e bukur të Shqipërisë së egër natyrore. Producenti Ermal Qori u shpreh se në Shqipëri është e pamundur të bësh 100% projekt kinematografik.

“Filozofia e projektit ka qenë që deri diku aktorët të jenë real, pra nuk e kemi bërë 100% projekt kinematografik. Edhe po të duam besoj është e pamundur të bëhet diçka e tillë. Nuk e kemi ne në Shqipëri mundësinë të bëjmë një projekt të tillë 100% kinematografik, për të bërë konkurrencën. Ne i kemi qëndruar asaj linje, por edhe kemi patur një lloj lirshmërie që të jenë paksa realë. Një serial, por disi edhe real, pra të tolerojë. Prandaj edhe aktorët janë ndjerë mire” tha ai.

Tashmë ndryshe nga seria e parë kjo seri vjen në bashkepunim me aktorë italianë, të cilët janë treguar të gatshëm për të zhvendosur serinë e tretë në shtetin italian.

“Kur e kam menduar paraprakisht. Kam thënë, do më duhet të ulem shumë herë më shumë me veten time, që të bëj një plan strikt”

Gjithsesi, ai u shpreh se e ka idenë e qartë se çfarë do të trajtojë në serinë e ardhmshme, por ka ende punë:

“Ndonjëherë detajet e vogla, që ne i neglizhojmë, janë vërtet shumë me peshë. Në moment kur ti shkon në terren dhe fillon xhirimet, duhet përllogaritur gjithcka, një detaj i vogël kushton shumë, sidomos në vend të huaj’ përfundoi producenti Ermal Qori.

revista.one/