“Je e neveritshme”, ofenduan njëra tjetrën, do të kalojnë një darkë bashkë
January 25, 2023Mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother VIP Albania Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes, të cilët ofenduan njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” e quajti aktoren të neveritshme për shkak të disa situatave që u krijuan brenda.
“Shihe çfarë është e neveritshme. Të betohem, e neveritshme je. Çfarë neverie o Zot që të ketë bota njerëz si puna jote”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër, nuk mungoi një replikë nga Gixhari ku theksoi se prej disa javësh po ofendohet vazhdimisht nga Dhedhes.
“Më vjen shumë keq që kam më shumë se dy javë që nga kjo vajza këtu shahem e ofendohem dhe unë nuk i kthej kurrë përgjigje. Nuk ndihem fare e barabartë dhe nuk po bëj të njëjtën sjellje që kjo po më bën mua”, tha ajo.
Vajzat madje nuk pranuan të bëjnë bashkë provën e javës për shkak të marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.
Megjithatë, ato pranuan një darkë së bashku që mbase do të sqarojnë problemet mes vete.
revista.one/