Luizi dhe Kiara sfidohen nga Big Brother, në një dhomë vetëm në kuadër të provës javore

Luizi dhe Kiara sfidohen nga Big Brother, në një dhomë vetëm në kuadër të provës javore

January 25, 2023 0

‘Vëllai i Madh’ i ka sfiduar së fundmi të gjithë banorët me një lojë, ku ata do të ndahen në çift dhe do të qëndrojnë në një dhomë vetëm për t’u kujdesur për një bebe. Në këtë provë javore, Luizi zgjodhi Kiarën, meqenëse kanë krijuar një afrimitet të madh gjatë qëndrimit brenda.

Ata po bënin disa prova, ndërkohë që shkëmbyen me njëri-tjetrin puthje e përqafime. Nuk munguan as ngacmimet dhe momentet intime së bashku, ku ishin edhe shumë afër puthjes.

Ky duket një hap i ri në marrëdhënien e tyre, pasi Kiara ka qenë më e tërhequr në këtë pjesë.

Ajo gjatë gjithë kohës ka qenë duke i thënë se do kohë dhe se dëshiron t’i lërë gjërat të rrjedhin.

revista.one/