“Je lojtare”/Olta-Kiarës: Po shfrytëzon Luizin!

“Je lojtare”/Olta-Kiarës: Po shfrytëzon Luizin!

March 20, 2023 0

Olta dhe Qetsori kanë  shkëmbyer batuta me Kiarën.

Olta e ka quajtur Kiarën lojtare dhe ka shprehur se ajo po shfrytëzon Luizin.

Kiara nisi të qeshë nga batutat e tyre dhe nuk kundërshtoi, por Olta i tha se kur të kthjellohet nuk do i marrë gjërat aq me të qeshur.

Edhe pse Olta theksoi se nuk po tallet në ato që i tha, Kiara shprehu se nuk i’a merr për keq këtë gjë.

Ndërkohë, aktorja, teksa po fliste ditën e sotme me Kristin, tha se Luizi dëshiron që Kiara të dalë nga shtëpia, pavarësisht se nuk e thotë dot këtë gjë. Ajo shtoi se Luizi e dashuron Kiarën, por në këtë lojë mezi po pret të jetë vetëm.

Sipas saj, përveç lojës që duhet të bëj, Luizi ‘detyrohet’ t’i japë shpjegime Kiarës për çdo dhe kjo situatë e lodh akoma më shumë.

“I kam thënë, ti duhet ta vazhdosh lojën vetëm Luiz. Tani ai duhet t’i japë edhe sqarime asaj. Ai po lodhet ‘double’ për çdo gjë, më beso se ai do që ta luajë vetëm. Nuk e thotë dot dhe nuk ka për ta thënë kurrë. Te Luizi unë lexoj disa gjëra që nuk i thotë. Jam e sigurtë se do donte ta vazhdonte vetëm dhe ka të drejtë. Është lodhur ai nga kjo histori”

Mendimi i Oltës është parë të shprehet shumë shpesh nga komentuesit në rrjetet sociale.

revista.one/