“Je pajtuar me Stresin, po me Unikkatilin”? Përgjigja e Noizy-t pas dy dekadave plot me diss-e

“Je pajtuar me Stresin, po me Unikkatilin”? Përgjigja e Noizy-t pas dy dekadave plot me diss-e

August 7, 2022 0

I ftuar në emisionin ” 1 kafe me Labin” reperi Noizy u pyet, “Je pajtu me Stresin, a do ketë ndonjë pajtim me Unikkatilin”? Dhe përgjigja e tij i kapi të papërgatitur fansat. “Unë realisht nuk kam pasur asnjë lloj problemi. Njerëzit që e kanë nxit këtë kanë qenë fansa por as ai nuk ka problem me mua e as unë me atë. Nuk kemi pas asnjë lloj problemi, me sa di unë. Zero”, tha Noizy.

Unikkatil ka një karrierë të gjatë në industrinë e muzikës duke qënë aktiv që nga viti 1995 kur publikoi këngën e tij të parë, e më vonë një listë të gjatë të tyre kur u transferua në Bronx, New York ku edhe themeloi grupin shqiptar të repit ‘TBA’.

Nga ana tjetër, Noizy krijoi në 2001 On Top Of The Rest i njohur thjesht si (O.T.R) që në gjuhën shqipe do të thotë “Mbi të gjithë”.

Armiqësia e hershme e dy grupeve të hiphop-it shqiptar OTR dhe TBA kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e publikut. Mes tyre ka pasur përplasjeve verbale në rrjetet sociale dhe këngë e nuk kanë munguar kërcënimet apo konfrontimet fizike.

revista.one/