“Jeta është e shkurtër”, Ola reagon pasi e kritikuan për lidhjen me këngëtarin korçar

“Jeta është e shkurtër”, Ola reagon pasi e kritikuan për lidhjen me këngëtarin korçar

September 23, 2023 0

Këngëtari korçar, Endri Prifti dhe gazetarja, Ola Bruko, kanë qenë dyshja më e përfolur në media, pasi përflitet për një lidhje dashurie mes tyre.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim direkt nga asnjëra palë, por ndjekësit kanë nisur ta kritikojnë në komente, madje duke e akuzuar gazetaren se shkatërroi martesën e saj për këngëtarin.

Ola ka ndarë disa vargje nga “Floriri” i Dritëro Agollit:

“I bardhë si bora të jesh,

i ndritur, i larë me flori.

Prapë do të shajnë, patjetër,

pa sharë nuk mbetet njeri …!

E hodhën floririn – e tretën,

në llum, në llagëmin e zi.

Një shekull kaloi dhe e gjetën,

Floriri kish mbetur Flori …”, janë vargjet që ka zgjedhur Ola Bruko të shpërndaj pikërisht në këto ditë.

Jo vetëm kaq në një tjetër postim ajo shkruan: Papa do ishte mirë të na vizitonte edhe njëherë e të na bekonte si popull. Paqe, qetësi, dashuri dhe jo urrejtje paçi në shpirtrat tuaj. Jeta është e shkurtër, ikën e nuk vjen më!
Zoti qoftë edhe me ju. Amin.”

revista.one/