“Jeta është si një lojë tenisi…”, këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother shkëmbejnë pëlqime dhe zjarr për fotot e saj provokuese

“Jeta është si një lojë tenisi…”, këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother shkëmbejnë pëlqime dhe zjarr për fotot e saj provokuese

August 13, 2022 0

Këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa janë përfolur së shumti për një lidhje të mundshme romantike. Aludimet erdhë pasi dyshja u panë duke pozuar dhe më pas postuar në vende të njëjta në Instagram.

Së fundmi dyshja i kanë shtuar dyshimet edhe më shumë për një lidhje të mundshme.

Këngëtarja ka publikuar në Instagramin e saj disa foto e veshur me bikini të shkrepura pranë një fushe tenisi.

“Jeta është si një lojë tenisi. Lojtari që shërben mirë, rrallë humbet”, shkruan moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi.

Vëmendjen e ka marrë komenti i Kledit, i cili shkruan: “Shumëëë mirëëë”, duke e shoqëruar komentin me disa emoji flakësh. Më pas Evi e ka pëlqyer komentin e tij.

Kujtojmë se aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre kanë ardhur kur ata publikuan foto të ndryshme në Instagram, por në vende të njëjta.

revista.one/