“Jeto të tashmen”/ Kush është e dashura e re e Stresit?

“Jeto të tashmen”/ Kush është e dashura e re e Stresit?

May 26, 2022 0

Stresi i surprizoi të gjithë dje duke prezantuar papritur të dashurën e re.

Reperi ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar portretin e saj. Nëse do bëhej fjalë për shoqe ai nuk do ia fshehte identitetin. Megjithëse shpejt u zbulua se bëhej fjalër për një modele me emrin Megi.

Dyshimet për lidhje u shtuan akoma më shumë kur reperi publikoi një status ku fliste për të shkuarën dhe të tashmë si një referencë për martesën e tij me Keisin.

“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruante ai.

Megi është një modele e njohur e cila ka marrë pjesë në disa videoklipe. Mes tyre edhe te ai i Stresit.

Bukuroshja është shfaqur në këngën “Savage” që reperi publikoi pak javë më parë. Ajo publikoi asokohe një foto krah tij ku shiheshin të përqafuar teksa Stresi e sheh shumë ëmbël. Dyshohet se ata janë njohur në xhirimet e kësaj kënge ndonëse aktualisht nuk dihet ende asnjë detaj rreth kësaj romance.

Kujtojmë se Keisi është shfaqur së fundmi në shoqërinë e një djali misterioz duke nxitur dyshime se ka nisur një lidhje të re.

Megjithëse pak kohë më parë Kejsi deklaroi se ajo dhe Stresi janë ende të martuar, duket se gjithçka ngelet në letra dhe nuk ka më dritë jeshile për raportin e tyre. Ndërsa Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, Kejsi është rikthyer në Kanada ku po vazhdon jetën e saj.