“Jeton bashkë me Jasminën”, Ola ndërron shtëpinë, ja e vërteta
April 10, 2021A jetojnë në një apartament Ola dhe Jasmina?
Dy konkurrentet kanë reaguar në aplikacionin e “Përputhen” duke i mohuar këto lajme.
Jasmina: I harrova emrin…Ola
“Unë dhe personi në fjalë kemi dalë nga i njëjti pallat. E para, nuk e dija që kishte ndryshuar shtëpi.
E dyta, kam mesazhe, voice. Kam dhe shumë persona që vërtetojnë që unë kam qenë në tjetër vend dhe jo në të njëjtën banesë me…ia harrova emrin…me Olën.
Nuk besoj se duhet të jap sqarime të mëtejshme. Unë shkoj për punët e mia personale. Se jeton dhe dikush tjetër, nuk të jap llogari. Kam tre vjet që jetoj në atë lagje. Normal që do jem komode.
Do zbres poshtë të marr ushqim. Aktualisht jeton një person i njohur i imi, familjar me mua. Po të doni e bëj publike dhe emrin.
Mbi të gjitha nuk jam unë me Olën. Jemi thjesht ne në të njëjtin vend. Rastësitë në jetë mund të ekzistojnë pafund. Pra, jeni duke më kërkuar llogari përse rastisa në të njëjtin vend që ka qenë dhe ajo.
Pse kam zbritur të marr ushqim, kur dhe ajo ka kaluar. Kjo është sikur të më thoni pse merr frymë, kur dhe ajo merr frymë”.
Ola nxjerr kontratën
Ndërsa Ola ka reaguar duke i hedhur poshtë këto aludime. Ajo ka treguar kontratën e qirasë.
“Unë jetoj e vetme dhe nuk ndaj qiranë me asnjë. Gjithsesi, kjo është kontrata e shtëpisë. Këtë do ta sjell dhe në studio që eprorët e mi ta shikojnë.
Ju normale që, do jeni të dyzuar për këtë video që keni parë. Por unë po iu them që nuk jetoj në shtëpi me një nga konkurrentet. Jemi përballur në lagje. Nuk e di nëse ajo më ka parë, por unë po. Kaq.
Unë tani jam e detyruar të ndryshoj dhe banesën time. Sepse më ka dalë informacioni ku jetoj. Mua më cënohet dhe e drejta e të jetuarit normal”.
Disa ditë më parë në media u publikua një video, ku vajzat dilnin nga e njëjta hyrje.
/revista.one/