Mozzikut po i dhimbsen paratë që harxhon kur vjen në Shqipëri. Turp!

Mozzikut po i dhimbsen paratë që harxhon kur vjen në Shqipëri. Turp!

April 10, 2021 0

Mozzik nuk është dakord me masat e reja kufizuese në vend. Ai bën llogaritë: “Veç ka 500 euro me i lënë në Shqipëri, i bie 10 milionë euro”. Po përse, nuk bën llogari për paratë që lini në Dubai, o Estrada e Ferizajt?!

A mos po bëni padashje lojën e serbëve, me këtë fjalë? Ata na duan të ndarë e të pëtçarë, o bir!

“15 mijë persona thanë dje që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova. Edhe nja pesë mijë sot a më shumë sigurt…Veç ka 500 euro po them me i lënë këta atje i bjen 10 milionë euro! Mirë de perfekt!

Nuk jam kundër masave, po a po e shihni sa të pavlera e të dëmshme janë masat në Kosovë tash se u bë vonë!”, ka shkruar këngltari nga Ferizaj në Facebook. Bjeri Albinit, që të dëgjojë, o Gramoz, jo pragut të Shqipërisë!

Kujtojmë se, në Kosovë prej të mërkurës, kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Këto masa sugjerojnë që deri më datën 18 prill, sistemi arsimor zhvendoset pjesën më të madhe të tij online. Shtojmë se gastronomia dhe tekstili punojnë vetëm me shërbimet “blej/merr me vete”. Ndërsa, të gjitha institucioneve dhe bizneseve iu rekomandohet që fizikisht të punojnë me staf esencial.

/revista.one/