“Ju jeni gjithmonë me mua”, malli i modeles ruse për djalin nga Kosova, Don Xhonin

“Ju jeni gjithmonë me mua”, malli i modeles ruse për djalin nga Kosova, Don Xhonin

May 16, 2021 0

“Ju jeni gjithmonë me mua”, ka shkruar sot modelja ruse në gjuhën shqipe per Don Xhonin. E ka fjalen per tatuazhin kushtuar reperit nga Kosova.

Së fundmi modelja ka postuar një video në InstaStory ku ka shfaqur pjesën e brendshme të krahut dhe në fokus ka vënë tatuazhin me portretin e Don Xhonit, të cilit i ka kushtuar disa fjalë romantike.

Para disa javesh, Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Por siç duket dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe para disa ditesh,ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

revista.one/