Junior Eurovision 2021, ja ku u rendit Ana Gjebrea dhe Shqipëria
December 20, 2021Shqipëria arriti të mbledhë 84 pikë, duke u renditur në vendin e 14-të në Junior Eurovizion 2021.
Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua nga Anna Gjebrea, me këngën “Unë aty do jem”.
Megjithatë, duket se kënga e Anna-s ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme në YouTube, ku ndjekësit e festivalit shprehen suportiv dhe mendojnë se kënga meritonte shumë më shumë pikë.
Kënga “Stand By You” është një këngë që flet për fenomenin e bullizmit, një fenomen social mjaft shqetësues dhe shumë i përhapur sidomos mes moshës së fëmijëve dhe adoleshentëve.
Anna e interpretoi më së miri këngën e saj, duke e bërë të gjithë skenën për vete, e veshur me një uniformë shkolle me shkronjën e parë të emrit në saj të qendisur dhe me simbolin e shqiponjës në vend të papionit.
Lista e plotë me rezultatet e Junior Eurovision 2021:
1. Armenia: Maléna – Qami Qami [224 pikë]
2. Polonia: Sara James – Somebody [218 pikë]
3. Franca: Enzo – Tic Tac [187 pikë]
4. Gjeorgjia: Niko Kajaia – Let’s Count The Smiles [163 pikë]
5. Azerbajxhani: Sona Azizova – One Of Those Days [151 pikë]
6. Ukraina: Olena Usenko – Vazhil [125 pikë]
7. Rusia: Tanya Mezhentseva – Mon Ami [124 pikë]
8. Kazakistani: Alinur Khazim & Beknur Zhanibekuly – (Bota e zanave) [121 pikë]
9. Maqedonia e Veriut: Datje Muzika – Green Forces [114 pikë]
10. Italia: Elisabetta Lizza – Specchio (Mirror On The Wall) [107 pikë]
11. Portugalia: Simão Oliveira – O Rapaz [101 pikë]
12. Malta: Ike & Kaya – My Home [97 pikë]
13. Serbia: Jovana & Dunja – Oçi Deteta (Children’s Eyes) [86 pikë]
14. Shqipëria: Anna Gjebrea – Stand By You [84 pikë]
15. Spanja: Levi Díaz – Reír [77 pikë]
16. Bullgaria: Denislava & Martin – Voice Of Love [77 pikë]
17. Gjermania: Pauline – Imagine Us [61 pikë]
18. Irlanda: Maiú Levi Lawlor – Saor (Disappear) [44 pikë]
19. Holanda: Ayana – Mata Sugu A? Ne [43 pikë].
revista.one/