“Unë nuk jetoj thjesht për famë”, konkurrenti largohet nga “Për’puthen”

“Unë nuk jetoj thjesht për famë”, konkurrenti largohet nga “Për’puthen”

December 20, 2021 0

Nik Sherri, konkurrenti nga Mirdita dha një mesazh shumë të madh këtë sezon të ri.

Ai foli për aksidentin e tij, ku ka humbur dhe njërën këmbë.
Pas kësaj historie Hyseni, i dhuroi një makinë, duke qenë se ai nuk kishte në mënyrë që ta ndihmonte.

Papritmas ai ka lajmëruar se do të largohet nga “Për’puthen”.

“Përshëndetje miq, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë, nuk do jem më pjesë e “Për’puthen”. Unë nuk jetoj thjesht për famë jetoj për respekt, qofshi mirë ju përshëndes”,- ka shkruar Niku në InstaStory.

Ai e rrëfeu aksidentin e tij në takimin me Alvisën:

Gjatë gjithë kohës rrija në fshat dhe në darkë kthehesha në qytet. Qëlloj një ditë, në të cilën kisha një ndjesi jo të mirë. Madje atë mëngjes, ishte motra e vogël në shtëpi dhe i thashë se e doja shumë dhe më rrodhën lotët vet, pa e ditur se çfarë do ndodhte. Jam nis rrugës për në fshat, ishte e shkruar, një makinë më goditi me shpejtësi. Mbaj mend që tentova t’i afrohesha shoferit, por këmbët e mia nuk përgjigjeshin, më pas më çuan te Spitali Ushtarak.
Kam qenë duke dhënë shpirt asnjë njeri nuk e besonte që unë do të shpëtoja.
Unë tani jam me një protezë, por jam me një zemër shumë të madhe.
Madje shihja prindërit që ishin goxha të mërzitur dhe ju thoja mos u mërzisni, ja në ndonjë moment na vërsulen qentë, i nxjerr direkte protezën”,- tregoi Niku historinë e tij të dhimbshme, por duke e zbutur dhe me batuta.

revista.one/