Juria e “Këngës Magjike”, ja kush do t’i vlerësojë këngëtarët
March 17, 2021“Kënga Magjike” do të nisë nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj. Këtë edicion nuk do të mungojë as juria, që do të gjykojë artistët e rinj që konkurrojë në festival. Burime për “Revista Ëho” kanë bërë të ditur se juria përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.
Pak javë më parë në emisionin “E diela shqiptare” drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, zbuloi emrat e artistëve BIG që do të konkurrojnë këtë vit.
Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim Denaj, Fifi & Bruno, Fitnete Tuda & Don Duli, Gerta Mahmutaj, Julian Lekocaj, Klajdi Haruni & Flori Mumajesi, Krusita, Lindita, Lorenc Hasrama, Marjona Metohu, Marsela Çibukaj, Orgesa Zaimi, Semi Jaupaj, Soni Malaj, Xhesika Polo & Klint Çollaku, Xhon Jesku, Aurel Thëllimi, Eltina Minarolli & Dea Strica, janë artistët që do të garojnë në “Kënga Magjike”.