Aknet e shkaktuara nga maska, ja si të veproni gjatë pandemisë

Aknet e shkaktuara nga maska, ja si të veproni gjatë pandemisë

March 17, 2021 0

Njerëzit kanë filluar të përdorin kremra dhe hidratantë të ndryshëm mirëpo, zgjidhjen e kemi patur gjatë gjithë kohës dhe nuk e dinim.

Kjo rutinë për të mbrojtur fytyrën është mjaft e thjeshtë pasi sa të shkoni në shtëpi gjëja e parë që duhet të bëni është të lani fytyrën direkt.

Mjekët thonë se maskat e fytyrës krijojnë fërkim dhe lagështi, që çon në shfaqjen e akneve, por për të parandaluar këtë larja dhe hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm.

Mirëpo, gjithsesi duhet të tregoni kujdes sepse larja e shpeshtë e fytyrës mund të jetë po aq e dëmshme sa shmangia e këtij procesi. E njëjta gjë vlen edhe me hidratimin!

Çelësi është të përdorni një larës të butë pa përmbajtje sapuni dhe që ruan barrierën e lëkurës, por ndihmon në pastrimin e përzierjes së djersës apo papastërtive të tjera që sjell maska.