Kadare në studion e ‘Tasos’ në Pogradec! Artisti: Folëm dhe për ‘Ikjen e Shtërgut’

Kadare në studion e ‘Tasos’ në Pogradec! Artisti: Folëm dhe për ‘Ikjen e Shtërgut’

November 15, 2022 0

Shkrimtari Ismail Kadare udhëton drejt Pogradecit, bashkë me Helenën. Është miku i tij, piktori Anastas Kostandini (i njohur si “Taso”), që e bën të ditur lajmin në rrjetet sociale, shoqëruar me disa foto dhe një impresion të shkurtër, ku ndalet edhe te biseda për pikturën “Ikja e Shtërgut”.

“Ishte mbresëlënëse sot, vizita e Kadaresë në studion e shtëpinë time! Së bashku këmbyem biseda të ngrohta e dashamirëse për Pogradecin dhe patjetër, Lasgushin. Nder dhe kënaqësi për familjen time prania miqësore e këtij shkrimtari gjenial, zonjës së tij Elena dhe mikes sime Alda Bardhyli. Në studio folëm edhe për tablonë time, ndërtuar mbi motivet e letërsisë së tij “Ikja e shtërgut, tablo të cilën e pëlqeu veçanërisht”, shkruan Kostandini.

revista.one/