“Kam hequr dorë”/Arjola mes dy zjarreve, debatet e Ilirit me Monikën krijojnë ndarje të re
January 27, 2022Në një bisedë me Einxhel, Arjola ka folur për situatën e Ilirit dhe Monikës duke thënë se ajo ka hequr dorë nga zgjidhja e gjithë kësaj situate.
“Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate.I kam qëndruar afër si njërit,si tjetrit,në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda.T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë,ata janë të humbur jo unë”,u shpreh ajo.
“Ja thashë dhe Monikës sot,ja thashë dhe dje,unë kur ja dua të mirën një personi nuk çohem të flas për atë personin dhe as ta vë në vështirësi personin”, tha Einxhel.
Arjola mes dy zjarreve
Arjola duket se prej ditësh është mes dy zjarreve.
Dy miqtë e saj brenda shtëpisë, Iliri dhe Monika, janë ftohur me njëri-tjetrin për shkak të debateve të fundit.
Kjo situatë duket se e ka vendosur Arjolën në siklet dhe vështirësi teksa përpiqet të ruajë raportet e shëndetshme me të dy.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer as Ilirit dhe Monikës pasi nuk janë kursyer dhe me ironitë drejtuar këtij trekëndëshi.
“Më plasët shpirtin, më plasët. Nuk mundem më”, – bërtiti Arjola me shaka.
“Ai është gati ti shkeli të gjithë”
Ndërkohë, në një bisedë me Donaldin dhe Egzonën, Monika ka folur për Ilirin.
Ajo është shprehur se për Ilirin kjo lojë nuk është asgjë dhe se ai është gati ti shkeli të gjithë me këmbë.
“Atij i është dashur të bëj një jetë të vështirë që kjo lojë që po bën këtu brenda të mos i duket asgjë,është gati ti shkel të gjithë me këmbë.Ai ka vetëm një qëllim,të fitojë “Big Brother”,tha aktorja.
Debati i Monikës me Ilirin
Iliri është banori i radhës që ka shtypur gongun dhe ka zgjedhur Monikën që t’i bëjë komplimente. Ngacmimet e tij me Monikën vijojnë që kur u kris miqësia e tyre sepse Monika zgjodhi Beatrix gjatë një zinxhiri shpëtimi.
Teksa i komunikonte dënimin, Monika i thoshte se ia ka bërë komplimentet më parë por nuk e ka besuar, ndërsa tani do gënjeshtra.
Monika: Ke vrapuar, ke shqyer këmbë e duar vetëm për të më dhënë dënime mua. Po sa shumë më do o burrë i dheut. Kur më do, pse më ulëret në prime?
Iliri: Dua një kompliment sepse ka muaj që nuk dëgjoj komplimente për mua dhe i dëgjoj për të tjerët.
Monika: I ke dëgjuar dhe për veten tënde.
Iliri: Kjo do zgjasi deri në Prime se është 24 orë.
Monika: Jo,jo nuk zgjat aq.
Iliri: Mendo disa komplimente njërin më i bukur se tjetri.
Monika: Ti kam bërë komplimentet me zemër, si besove. Tani do komplimente të gënjeshtërt. Ja ky je ti, gënjeshtrën e do. Buzëqesh dhe je gati.