Kam marrë ofendime pas debatit ne Elvisin, sqarohet Arjan Konomi
March 12, 2021Arjan Konomi ka shpjeguar përplasjet në Për’Puthen në një video në llogarinë e tij në Instagram.
“Dua të sqaroj me ju dy situata të rëndësishme. Një ka të bëjë me debatet që janë bërë gjatë këtyre ditëve të fundit dhe për të cilat kam marrë kritika, ofendime nga të rinjtë në lidhje me debatin që është bërë me Locon. Dua të shpjegoj edhe pozicionin tim. Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë. Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion. Kam shumë ankesa pse merrni këtë ose atë në televizion, pse i dhatë këtë rol këtij personazhi. Në emisionin tonë ka patur shumë personazhe që janë pezulluar, përjashtuar, larguar. Normalisht nuk duhet të japim dhënien e mesazheve negative, por ne këta persona nuk i persekutojmë. Fakti që i marrim dhe i ftojmë në emisione të ndryshme, do të thotë se kemi rolin e prindit, nuk do t’i persekutojmë. Rëndësi ka kur njerëzit kuptojnë gabimet. Të jemi një shembull tolerance dhe jo persekutimi”, shprehet Arjani. /Revista.one/